Basha viziton Dollapin, në pritje të protestës përballë Drejtorisë së Policisë

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është kthyer sërish në Spitalin e Traumës për të vizituar koordinatorin organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, i cili është ende shtruar aty si pasojë e përballjes së djeshme me forcat e rendit, gjatë protestës.

Nga informacionet por edhe nga deklaratat publike të Avokatit të Popullit që ka takuar Dollapin në orët e para të ditës së sotme, gjendja e tij nuk është shqetësuese, por paraqet një shembje në shpatull dhe disa lëndime në gju.   

Lulzim Basha i bën vizitë Dollapit

Për gjendjen klinike e bashkëpunëtorit të tij, Basha deklaroi në dalje se Dollapi “ ka kaluar një natë pa gjumë për shkak të lëndimeve të marra. Mjekët po e mbajnë nën kontroll”.

Pas vizitës, Lulzim Basha pritet të marrë pjesë në protestën përpara Drejtorisë së Policisë, ku mbështetësit e tij dhe partive të tjera opozitare pritet të shfaqin kundërshtimin e tyre ndaj reagimit të forcave të rendit, që sipas tyre ka kapërcyer limitet.    

Shkarkoni aplikacionin e A2