Devoll, të rinjtë grabisin refugjatët sirianë, arrestohen

Një ngjarje e rëndë aq sa e pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku 4 persona kanë dhunuar dy sirianë që gjendeshin në fshatin Vërnik, dhe i kanë grabitur të gjithë paratë që kishin, rreth 200 euro, si dhe 2 telefona.

Nga burimet e policisë, dy sirianët kishin kaluar kufirin ilegalisht, dhe do të mundoheshin t’i drejtoheshin vendeve të BE-së.

Sirianët ishin të dëmtuar në fytyrë dhe trup, si pasojë e dhunës të ushtruar me disa shkopinj.

Policia e Devollit u aktivizua dhe identifikojë 4 të rinj të fshatit Vërnik, Klajdi Ago 23 vjeç, Dejvi Ajçe 19 vjeç, Sarandi Plepi 18 vjeç, Ronaldo Shirka 21 vjeç.

Çështja i kaloi prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.