Gazmend Demi: Kampionati dhe derbi janë dy tituj, Tirana fiton kur të iki unë

Edhe pse është ai Presidenti që i riktheu titullin kampion Partizanit pas 26 vjetësh, Gazmend Demi ishte i qetë pas triumfit në derbi ndaj Tiranës.

“E prisnim titullin që do ta fitonim, nisur edhe nga rezultatet. Fituam edhe derbin që është si një titull më vete. Tani të shohim vitin tjetër. Jam i qetë, njëlloj si herët e tjera. Nuk jam i pari që fitoj titullin, janë edhe 15 tituj. Pas 26 vitesh erdhi titulli. Mendoj se do ishte ndonjë tjetër që do e merrte. E mora unë, mirë është për mua”, u shpreh Demi.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe thumbimi për kundërshtarin. “Kur të iki unë nga Partizani do fitojë edhe Tirana”.

Megjithatë, ai thotë se nuk do të dëshironte aspak që Tirana të dilte nga kategoria. “Dua gjithmonë të ketë derbi. Ju e dini se ne bëjmë gjithmonë lojë të ndershme. Tirana e ka vetë në dorë, ka ndeshje me rivalin direkt. Kështu që nuk mund të thuhet kjo që e nxori Partizani. Sot ne morëm titullin, kjo po”.

Shkarkoni aplikacionin e A2