Kampion në derbi! Tifozët “pushtojnë” fushën e “Selman Stërmasit” – A2

Kampion në derbi! Tifozët “pushtojnë” fushën e “Selman Stërmasit”

Pas 26 vitesh, më fund, gëzimi është mëse legjitim për skuadrën e Partizanit, e cila është shpallur kampione e Shqipërisë pas një pritjeje të gjatë.

Tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre kishin mbushur stadiumin “Selman Stërmasi” gati 1 orë para se të niste ndeshje në pritje të fitores që do t’i bënte edhe matematikisht kampion.

Pikërisht në derbi, Partizani triumfon dhe festa është mëse legjitime këtë herë.

Vërshëllimës së fundit të arbitrit që përfundoi ndeshjen, fusha e stadiumit u pushtua nga tifozët e kuq, të cilët nisën festën që me siguri do të zgjasë gjatë.

Shkarkoni aplikacionin e A2