Lleshaj: Duruan me orë, punonjësit e policisë të kishin vepruar ndryshe me Dollapin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli në konferencë për shtyp, ku iu referua ngjarjeve të djeshme si një “sulm i organizuar militantësh, që rrezikuan jetën e punonjësve të policisë, por edhe të protestuesve të tjerë”.

Ministri mbrojti forcat e rendit, që “meritojnë respektin e të gjithë shqiptarëve” duke duruar me orë sulmet me shishe molotov, gurë dhe sende të tjera të forta, duke theksuar se “do të kishte qenë në nderin e atij grupimi që pretendon se është politik, demokratik dhe evropian, të ndalte dorën nga ata që thjesht kryejnë me sakrificë një detyrim ligjor”.

Por një kritikë ministri i Brendshëm e bëri edhe për menaxhimin e arrestimit të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.  

 “Do të ishte mirë që edhe ata punonjës policie ata që organizuan arrestimin e një prej organizatorëve të protestës të kishin vepruar ndryshe. Mirë do të ishte se siç duruan stoikë për orë, të kishin vepruar ndryshe edhe për pak sekonda me personin në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtimit”, deklaroi Lleshaj, edhe pse shtoi se “episodi i pak sekondave nuk justifikon histerinë e zjarrit real dhe verbal të derdhur mbi institucionet dhe vetë policinë”. 

Shkarkoni aplikacionin e A2