Lufta tregtare, SHBA-Kinë dakordësi për vazhdimin e bisedimeve

Zëvendëskryeministri i Kinës Liu He tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin të gjitha tarifat shtesë para se të arrihet një marrëveshje tregtare.

Deklarata ka ardhur pas përfundimit të negociatave tregtare, të cilat u mbyllën pa një rezultat konkret mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Numri dy i ekzekutivit kinez tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin objektiva për blerjet e mallrave kineze në përputhje me kërkesën reale, duke shtuar ndër të tjera se teksti i një marrëveshjeje të mundshme duhet të jetë i balancuar për të siguruar drejtësi për të dy vendet.

Sipas tij, palët do të takohen sërish në Pekin për të vazhduar më tej bisedimet për heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara përshkallëzuan mosmarrëveshjet tregtare me Kinën të premten duke rritur tarifat doganore për rreth 200 miliardë dollarë produkte kineze.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN