Manchester City kampion i Anglisë!

Ka marrë fund pritja. Manchester City është shpallur kampion i Anglisë, duke fituar rivalitetin e madh të këtij sezoni me Liverpoolin.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Manchester City triumfoi bindshëm 1-4 në transfertën ndaj Brighton.

Në anën tjetër, Liverpool bëri detyrën duke fituar pastër 2-0 ndaj Wolves, por kjo fitore nuk pati vlera pasi City kishte një diferencë prej 1 pikë që I dha edhe kampionatin këtë sezon.

Ndërkohë, Chelsea dhe Tottenham janë dy skuadrat e tjera që do të përfaqësojnë Anglinë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Cardiff, Fulham dhe Huddersfield janë 3 skuadrat që bie nga kategoria këtë sezon në Angli.

Shkarkoni aplikacionin e A2