Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Në Azerbajxhan s’e “ngrenë” kupën pa Agollin! Udhëtim special nga SHBA...

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 22:14 | Futboll

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, edhe pse nuk është më pjesë e skuadrës së Qarabag në Azerbajxhan, është kthyer tashmë në një ikonë të këtij klubi.

Në fund të marsit, ish-mbrojtësi i Tiranës, nënshkroi kontratën e tij të re me NY Cosmos në SHBA.

Megjithatë, me leje të klubit, ai ka realizuar një udhëtim special nga SHBA drejt Azerbajxhanit për të ngritur trofeun e titullit të gjashtë radhazi me skuadrën ku kaloi 9 vite nga karriera e tij.

Te Qarabag, nuk e harrojnë kontributin e Ansit në vitet e fundit…

A2 CNN Livestream

Dita jonë