OSBE reagon ashpër: Organizatorët e protestës mbajnë përgjegjësi politike

Prezenca e OSBE-së n Shqipëri ka reaguar në mënyrë të fortë ndaj protestës së sotme të opozitës.

Në një deklaratë të përhapur në mediat sociale, OSBE dënoi dhunën duke nënvizuar se “OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”. OSBE në deklaratë akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë organizatorët e protestës që “duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre”.

Deklaratë e fortë, e zbutur pak minuta më vonë nga një tjetër deklaratë ku thuhet se “OSBE ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”.