Partizani gati për festë, luhet derbi i kryeqytetit

Është duke u luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Tifozët e Partizanit kanë mbushur stadiumin, të veshur me ngjyrat e skuadrës së kuqe në pritje të një triumfi, i cili do t’i rikthente kampion.

Në anën tjetër, Tirana është në kërkim të fitores për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes.

Paralelisht me këtë takim është duke u luajtur edhe një tjetër derbi mjaft i rëndësishëm, ku dy skuadrat B, Partizani dhe Tirana përballen në Kategorinë e Dytë. Drejtuesit e Partizanit kanë çuar te skuadra e dytë edhe dy lojtarët titullarë Asani dhe Mensa, duke synuar ngjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë.

Formacionet
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Hila, Atanda, Mala, Duka, Çinari, Bardhi

Tirana: Abibi,Daja, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Doka, Kobina, Hasani, Greca, Ngo

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN