Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Partizani kampion, kapiteni Hoxha: Triumfi në derbi e bën më të bukur

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 20:05 | Futboll
Partizani kampion, kapiteni Hoxha: Triumfi në derbi e bën më

Kapiteni i Partizanit foli pas sigurimit edhe matematikisht të titullit kampion për A2 CNN duke u shprehur se ky ka qenë një vit mjaft i bukur për Partizanin. Ai thotë se suksesi në derbi e bën edhe më të bukur këtë triumf.

“Përveçsë 26 vite pritje, unë kam 6 vite të Partizani dhe kami qenë disa herë shumë afër. Ky ishte vit shumë i bukur. Ne kemi marrë dominimin e kampionatit që nga java e nëntë apo e dhjetë. Megjithëse ka pasur ulje ngritje në disa ndeshje e rëndësishme është që kemi gabuar shumë pak.

E bukura ishte që u kurorëzuam në derbin me Tiranën dhe për këtë më vjen shumë mirë.

Ndaj Tiranës ishte e vështirë. Tifozët ishin përgatitur për kampion, por ne u munduam të ruanim qetësinë dhe ia arritëm”, tha Alban Hoxha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani