Protesta, 50 të arrestuar, procedim ndaj 84 personave, mes tyre 3 zyrtarë të PD

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 84 persona në lidhje me protestën e 11 majit, ndërsa procedohen në gjendje të lirë edhe 3-ish-zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.

Gazmend Bardhi, sekretari i partisë, si dhe ish-deputetët Gent Strazimiri dhe Flamur Noka akuzohen për organizim të grumbullimeve të paligjshme, ndërsa në gjendje të lirë ndiqen edhe 31 persona të tjerë, mbi të cilët rëndojnë 5 akuza.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka arrestuar 50 protestues, të cilët sipas uniformave blu, janë fotografuar dhe filmuar duke sulmuar institucionet me Molotov.

Në njoftimin për shtyp thuhet gjithashtu se nga aktet e dhunës kanë mbetur të plagosur 16 efektivë policie, të cilët ndodhen në spitalin e traumës.