Qëllohet me armë në drejtim të një automjeti në Vlorë

Mësohet se pasditen e kësaj të diele, pranë Urës së Mifolit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjet tip “Volkswagen”, me targa AA 864 SV.

Si pasojë e të shtënave me armë, drejtuesi i mjetit Romarjo Alliraj, 33 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i lënduar.

Policia sqaron se nuk ka të plagosur nga të shtënat me armë. Alliraj u dërgua në spital dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Drejt tij është qëlluar minimalisht 19 herë, nga dy persona që ndodheshin në një tjetër makinë. Fillimisht është qëlluar nga prapa makinës, ndërsa më pas përpara saj, në drejtim të shoferit.

Alliraj, dyshohet si i përfshirë më herët në një skemë mashtrimi, ndërsa prej pak kohësh ka lënë qelinë ku vuante dënimin për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Ky është atentati i dytë në qytetin bregdetar në harkun e 48 orëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2