Rama komenton shoqërimin e Sahit Dollapit dhe i përgjigjet Nishanit

Në konferencën e gjatë për shtyp në lidhje me protestën e mbrëmjes së kaluar të opozitës në Tiranë, Rama foli edhe për ndalimin e sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Kryeministri shprehu solidaritet dhe respekt për forcat e policisë, që sipas tij “kanë treguar profesionalizëm për t’u admiruar, duke vënë një standard të ri për uniformat blu”, edhe pse pohoi se do të kishte qenë perfeksion sikur nëse në ato 3 sekonda ato punonjës policie nuk do të kishin goditur me shkop gome Dollapin, “me një veprim të tepërt, po ta shohësh nga televizori” edhe pse menjëherë thekson se “ po i ike policisë, në një vend me demokraci më të konsoliduar, do ta kishte pësuar shumë më keq”.

Më tej, Rama i përgjigjet edhe ish-Presidentit Nishani. “Nëse nuk do të ishte ai moment, që unë e mirëkuptoi plotësisht, i atyre dy goditjeve, gjithçka tjetër ishte në perfeksion. Ajo e cenoi pak. Bujar Nishani… e quante rikthimi i torturës publike. Torturë publikë… Kam një besim të madh te forcat e policisë, më vjen shumë keq për ta. U jap të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN