Rama mesazh Lulzim Bashës: Nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë

Kryeministri Rama i dërgoi një mesazh kreut të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, edhe pse fillimisht thotë që nuk është lider. “Kam një mesazh për Bashën: Nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë” deklaroi kryeministri duke shtuar se “ nuk ka lider që ta çoj partinë nga stacioni i alternativës demokratike tek ai ku thuhet, aman ik”.

Deklaratës që Basha disa herë ka bërë, ku opozita do të pengojë zgjedhjet, ai i përgjigjet se “kodi penal parashikon ekzaktësisht çfarë i ndodh atyre që prekin votën, dhe se ligji është miratuar nga qeveria Berisha”.

I pyetur nga A2 CNN për propozimin e një takimi nga presidentin Meta për të zbutur ngërçin, Rama deklaroi se “Metës, ia qaj hallin. Nuk do të doja kurrë të ishte në vendin e tij. E mirëkuptoj që nuk më ka thirrur kurrë për këtë çështje”, duke nënkuptuar ndoshta marrëdhënien e tij politike me bashkëshorten Monika Kryemadhi.  

Shkarkoni aplikacionin e A2