Rama: Po të kishte zjarr te Kryeministria më 21 janar, selia e PS do të ishte djegur

Kryeministri Rama, në konferencën për mediat ditën e sotme, bëri edhe një krahasim mes protestës së një nate më parë të opozitës dhe asaj të 21 janarit.

“Sa i përket 21 janarit, nuk më rezulton të jetë ndezur ndonjë zjarr te dera e Kryeministrisë. Mbaj mend që një makinë është ndezur në anën tjetër. Po të ishte ndezur një zjarr këtu, do të ishte djegur selia e PS nga ai që ishte para meje. Kështu funksiononte atëherë. Më 21 janar janë dekoruar vrasësit, ndërsa unë e pranoj se u gabua me 2 shkopinj gome”, tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe për llojin e gazit të përdorur në protestë. “Po mendoja sikur unë të mos kisha refuzuar armët kimike, e mendoni se çfarë do të thuhej sot? Do të thuhej, armët kimike po përdoren kundër PD! Ne nuk prodhojmë gaz në Shqipëri dhe nuk importohet dot asnjë lloj gazi që mund të përdoret nga policia nuk mund të përdoret dot dhe që mund të jetë i dëmshëm për njerëzit”, tha Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2