
Mëngjesin pas protestës, kryeministri Rama mësohet të ketë takuar në një mbledhje me dyer të mbyllura në zyrat e tij kryeprokuroren Arta Marku, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe drejtorin e SHISH Helidon Bendo.
Edhe pse pak dihet për këtë mbledhje, burimet tregojnë se tema ishte protesta e djeshme, menaxhimi i situatës nga forcat e rendit si dhe hetimet e ngjarjes e cila do të kryhet nga Prokuroria e Tiranës.
Takimi mes institucioneve shërbeu edhe për përcaktimin e masave që do të merren për protestën kombëtare të opozitës ditën e nesërme.