Roma mposht kampionët, mban gjallë shpresat për Champions

Juventusi, tashmë i shpallur kampion në Itali, ka dalë i mundur nga “Olimpico” i Romës. Vendasit fituan 2-0 dhe tashmë vazhdojnë të shpresojnë ende për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në 45 minutat e dyta, Roma e kërkoi fitoren dhe ia arriti të shënojë golin e parë me Florenzin në minutën e 79, ndërsa në minutën e dytë të shtesës Dzeko vulosi rezultatin në 2-0.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 62 pikëve dhe kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur verdhekuqtë janë 3 pikë nga Atalanta.

Shkarkoni aplikacionin e A2