Ambasadat evropiane: Sulmi ndaj kreut të OSBE-së, i papranueshëm, opozita të dënojë dhunën

Pas deklaratës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara, edhe ambasadat më të rëndësishme të vendeve të BE-së kanë shpërndarë deklaratat e tyre për sa i përket protestës të së shtunës dhe asaj që pritet sot.

Në dy deklaratat e ambasadës italiane dhe gjermane, theksohet që e drejta për të protestuar “është tipar thelbësor në demokraci”, por që dhuna është “e papranueshme” me këtë parim.

Reagimi i ambasadës italiane

Të dy ambasadat dënojnë “kërcënimet ndaj drejtuesit të OSBE në Shqipëri”, gjermanit Berndt Borchardt.  

Ashtu si në deklaratën e ambasadës amerikane, edhe në këto deklarata ka një thirrje për liderët e opozitës, që të marrin përgjegjësi për “zhvillimin paqësor të demonstratave “ dhe “dënimin e dhunës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2