Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Shqipëria do të çlirohet nga zgjedhjet false

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 19:14 | Politikë
Basha: Shqipëria do të çlirohet nga zgjedhjet false

Në shoqërinë e kapsollave dhe tymueseve, Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij hapëse para protestuesve të mbledhur këtë të hënë para Kryeministrisë.

“Vetëm 48 orë më parë shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për të kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës sonë, një betejë elementare të demokracisë, garanci për lirinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Qeveria dhe Kryeministri ilegjitim të dalë nga votat e krimit ju përgjigj thirrjes sonë me dhunë, provokime rrahje dhe gaz helmues. Qindra, mijëra protestues dhe qytetarë të Tiranës e ndjejnë zgjidhjen e vetme që ka ofruar Edi Rama, për plagët që i ka hapur këtij vendi. Prokuroria ka vetëm një qëllim, të fshehë dosjet ku janë kapur Edi Rama në bashkëpunim me krimin për vjedhjen e votës”, tha Basha.

“Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Ne e refuzojmë dhunën e Qeverisë së ardhur me dhunë, do t’i përgjigjemi me fuqinë e bashkimin dhe vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur dhe nuk e shuan dot as shiu dhe aq më pak dhuna barbare e Edi Ramës. Ne nuk jemi këtu për pushtet, për mandate, i dogjëm sepse jemi njësh me qytetarët, për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, nga zgjedhjet false, për zgjedhje të lira e të ndershme, për ndarjen e pushteteve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë