Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Brenda zyrave të Kuvendit, pas flakëve të 11 majit

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 15:11 | Aktualitet

Shenjat e përplasjes së ditës së shtunë janë të dukshme në godinën e Kryeministrisë, po aq sa janë të dukshme edhe në ballkonin e Kryesisë së Kuvendit.

Zyra e Niko Peleshit, kryetarit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, mori flakë si pasojë e bombave Molotov dhe dy ditë më pas shenjat janë sërish të dukshme.

Vetëm pak orë përpara protestës së radhës së opozitës së bashkuar, puna në Kryesinë e Kuvendit vazhdon normalisht.

Ndërkohë jashtë duken edhe kangjellat e vendosur te Kryeministria, për të mbrojtur këtë institucion.

Brenda Kryesisë së Kuvendit deputetët punojnë me ligjet, ndërsa jashtë opozita po instalon foninë për protestën e pasdites.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli