Deklarata e Rudina Hajdarit, Salianji: Jam i keqardhur

I ftuar në “Dita Jonë”, Ervin Salianji u pyet për reagimin e deputetes Rudina Hajdari ditën e shtunë, nga ku doli kundër protestës së kësaj forme, duke iu drejtuar Bashës: “Mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja”.

Salianji tha se Hajdari mendon ndryshe, por shton se është i keqardhur për deklaratën e saj.

“Ajo mendon ndryshe nga ne në këtë moment. Prandaj ka një vendimmarrje të strukturave të PD dhe ajo nuk është më pjesë e kësaj partie. Nuk e di dhe padiskutim që jam i keqardhur që bën deklaratë në atë moment. Unë kam respekt dhe kam edhe njohje në kuptimin personal. Si qëndrim publik mua m’u duk i nxituar. Secili qytetar ditën e sotme mund të vijë të protestojë për problemet e veta. Situata e sotme është një mundësi që në vazhdim si PS dhe PD t’i mbyllet goja në të ardhmen. Ne kemi lënë pushtetin, ta lerë edhe Edi Rama personalisht dhe të futemi në zgjedhje”, tha Salianji.

Shkarkoni aplikacionin e A2