Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gjenocidi serb në Kosovë, diskutohet nisma për Gjykatën Ndërkombëtare

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 19:13 | Kosova
Gjenocidi serb në Kosovë, diskutohet nisma për Gjykatën

Parlamenti i Kosovës të enjten pritet të votojë për themelimin e një komisioni shtetëror, i cili do të punojë për dokumentimin e krimeve të rënda dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Gjithashtu ky komision parlamentar do të mbështesë nismën për themelimin e një Gjykate Ndërkombëtare për këto krime.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nga ana e tij, shpreh bindjen se Gjykata për Krimet Serbe do të ngrihet në seancën e së enjtes.

Veseli theksoi se pret mbështetje nga gjitha partitë politike, për të dokumentuar dhe faktuar të gjitha krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani