Inter vuan por fiton, hap para për Champions

Inter fiton ndeshjen me Kievon e vendit të fundit, dhe bën një hap domethënës drejt kualifikimit për Champions League të vitit të ardhshëm.

Një ndeshje më e vështirë seç mund të mendohet, me një ekip si veronezët që edhe pse janë të rënë nga kategoria, javët e fundit kishin dhuruar surpriza.

Pas disa rasteve, zikaltrit kalojnë në avantazh me Politanon në fund të pjesës së parë (39’).  

Gjithsesi, tifozët në San Siro arritën të marrin frymë vetëm në minutën e 86-të me kroatin Perisic, pas një shtylle dhe një aksioni konfuz në zonën kundërshtare.

Me fitoren e sotme, Interi shkon në 66 pikë dhe kalon sërish Atalantën, kur mungojnë ende dy gara.