Këlliçi: Protestues me maska pasi janë kërcënuar me telefonata

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD, u shpreh për A2 CNN se protesta e sotme do të jetë një marshim dhe nuk do të ketë akte dhune.

Ai u shpreh se shumë të rinj kanë marrë sot kërcënime që do të mos marrin pjesë në protestë.

“Nuk ka pse të ketë asnjë shqetësim. Duhet të kemi shqetësimin e njerëzve të infiltruar nga ministri i Brendshëm për akte dhune. Do të jetë një tubim marshim. Janë me mijëra qytetarë që janë përgjigjur në kohë rekord. Duke qenë se kemi pasur një numër rekord persona të proceduar, ka shumë të rinj që mbajnë maska për të mos u identifikuar, por të jeni të bindur që nuk do të ketë asnjë akt dhune. Shumë të rinj kanë marrë telefonata duke u kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë”, tha Këlliçi për A2 CNN.