Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Piloti hero, ul avionin pa rrotat e para

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 08:27 | Bota
Piloti hero, ul avionin pa rrotat e para

Një pilot në Mianmar është shndërruar në hero, pasi ka arritur të ulë avionin pa rrotat e para duke bërë që asnjë nga 89 pasagjerët në bord të mos pësonin lëndime.

Piloti i avionit të “Myanmar National Airlines” nuk po i funksiononin rrotat e para dhe u detyrua të ulej edhe pse ato nuk u hapën.

Ai ndoqi procedurat, duke djegur karburantin e tepërt për të zvogëluar peshën e avionit dhe më pas vendosi të ulej, tha një deklaratë kompania, ku vlerësonte pilotin.

Video të publikuara në internet tregojnë avionin me pjesën e përparme të vendosur në pistë. “Piloti bëri një punë të shkëlqyer”, tha Win Khant, ministri i Transportit në Myanmar.

https://www.youtube.com/watch?v=PGv_m1VYECo

Brenda një jave, ky ishte aksidenti i dytë ajror. Të mërkurën, një avion i “Biman Bangladesh Airlines” doli jashtë pistës duke përfunduar në lumë në aeroportin ndërkombëtar të Yangon, të paktën 17 persona mbetën të plagosur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli