Protesta e opozitës, Alibeaj: Lleshaj shkeli ligjin, kemi prova

Partia Demokratike thotë se ka prova se ministri Sandër Lleshaj shkeli ligjin duke urdhëruar policët të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve të opozitës, si dhe të përdorin hedhjen e gazit lotsjellës, pa qenë e nevojshme.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj kërkon hetim nga Prokuroria.

“Lleshaj, ky mbeturinë tranzicioni shqiptar, do të mbajë përgjegjësi personale për urdhrat e paligjshëm që i ka dhënë policëve për goditjen e qytetarëve më gaz helmues dhe goditjen e protestuesve paqësore. PD disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuara para drejtësisë sadistin Lleshaj për shkelje të ligjit të policisë. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për të provuar se urdhri për dhunë shtazarake kundër qytetarëve është dhënë nga Sandër Lleshaj, me porosi të Edi Ramës. Sandër Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtori i Policisë së Tiranës dhe krimineli tjetër me uniformë, Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë”, u shpreh Alibeaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN