Rama fton Bashën: Kur do flasim? Humbe autobusin e qershorit, mos e humb në 2021

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e sotme të opozitës në Twitter.

Përmes një postimi, kryeministri deklaron se “marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund”.

Rama përgëzon sërish forcat e rendit, duke shtuar se “ i ka rënë një taksirat”, dhe fton liderin demokrat Lulzim Basha “të lej kapsollat” dhe, me një thirrje të huazuar nga protesta e studentëve: “Kur do të flasim?”, duke  shtuar se “autobusin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021”.