Raporti i ERRU: Përkeqësohet furnizimi me ujë

Një situatë problematike në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve është ajo që ilustrohet në raportin e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018. Të dhënat tregojnë se furnizimi me ujë të pijshëm është përkeqësuar, ndërkohë që është rritur numri i punonjësve pranë këtyre ndërmarrjeve. Për vitin që lamë pas, mbulimi me ujë u bë për 78,2% të territorit nga 78,3% që ishte shkalla e mbulimit në vitin 2017.

Shqetësues është edhe niveli i humbjeve. E thënë ndryshe, niveli i ujit që derdhet dhe nuk arkëtohet dhe që vlerësohet në 63,4% të totalit. Raporti i Entit Rregullator të Ujit vlerëson se edhe pse me një përmirësim prej 2%, ky tregues mbetet në nivele të larta.

Për vitin 2018 mesatarisht prodhohet 304 litra ujë në ditë për frymë ndërkohë që faturohet vetëm 107 litra. E thënë ndryshe, në çdo 3 litra ujë të lëshuar në rrjet, vetëm 1 litër kthehet në lekë në arkën e ujësjellësve. Në përkeqësim është edhe situata e furnizimit me ujë. Gjate vitit 2018, shqiptarët janë furnizuar mesatarisht me 11,6 orë në ditë nga 12 orë në ditë që ka qenë furnizimi një vit më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2