Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Salianji: S’do nxjerrim armët, ka forma të shumta për të ndalur zgjedhjet

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 09:52 | Politikë
Salianji: S’do nxjerrim armët, ka forma të shumta për

Ervin Salianji, ish-deputet i PD, ishte i ftuar në “Dita Jonë”, nga ku foli për protestën e së shtunës, por edhe për atë se çfarë do të ndodhë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës.

Sa i përket protestës së të shtunës, Salianji u shpreh se policia provokoi situatën, ndërsa thotë se Rama duhet të reflektojë sa më parë që situata të mos eskalojë.

https://a2news.com/2019/05/13/deklarata-e-rudina-hajdarit-salianji-jam-i-keqardhur/

“Nëse nuk do të ketë një reflektim të qartë të Kryeministrit, atë situata do të bëhet më serioze. T’i japim fund njëherë e mirë nga të gjitha krahët këtij tranzicioni të gjatë. Qytetarët janë të vetmit që dëmtohen. Nëse avancohet më tej me situata kokëfortësie, padiskutim mund të ketë eskalim të situatës dhe mund të ndodhin situata të pamenaxhueshme. Sjellja e policisë ka qenë në tejkalim të ligjit dhe një ndër rastet ishte ai i Sahit Dollapit. Policët provokonin edhe me fjalë protestuesit. Një pedagog më ka thënë dje se policët shanin me fjalor të paimagjinueshëm”, tha Salianji.

Ai përsëriti edhe njëherë tjetër se më 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe për këtë, thotë se ka forma të shumta për t’i ndaluar.

“Ne tani jemi në rezistencë. Tani po kalon në situatë revolte. PD i ka kaluar situatat e protestës. Në 30 qershor nëpërmjet dhunës nuk do të lejohet të ketë zgjedhje. Votim ka pasur edhe në kohën e komunizmit, por votime farsë nuk do të lejojmë. Ka forma të shumta për të bërë të pamundur procesin zgjedhor. Ne nuk do të marrim armët”, tha Salianji.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani