Shkoi për peshkim, mbytet në Valbonë 12-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Dragobi të Tropojë, ku një 12-vjeçar është mbytur në lumin e Valbonës.

Policia bën të ditur se 12-vjeçari ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 metra larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk është kthyer më.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Shkarkoni aplikacionin e A2