Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet në veri të Kosovës, fushata nis në një klimë të tensionuar

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 19:32 | Kosova
Zgjedhjet në veri të Kosovës, fushata nis në një

Ka nisur zyrtarisht të hënën fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme në 4 komuna në veri të Kosovës, e cila do të zgjasë vetëm 5 ditë. Në këto votime të pjesshme, vetëm Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe kanë prezantuar kandidatë.

Zgjedhjet në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, priten të dominohen kryesisht nga kandidatët e komunitetit serb, megjithatë nuk përjashtohen dhe surprizat.

Votimi vjen në një kohë kur tensionet janë rritur ndjeshëm mes politikanëve serbë dhe atyre shqiptarë në Kosovë për shkak të përcaktimit të vendit me emërtimin “Metohi”. Në këto zgjedhje, rreth 58 mijë qytetarë kanë të drejtë vote.

Zgjedhjet në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës zhvillohen pas dorëheqjes së 4 krerëve të komunave pas vendosjes së taksës mbi produktet serbe.

A2 CNN Livestream

Dita jonë