MB: Munguan sulmet masive, kur drejtuesit angazhohen janë të aftë të kontrollojnë dhunën

Zv ministri i Brendshëm Besfort Lamallari përmes një deklarate publike ka cilësuar protestën  si një aksion që “nuk arriti të futej në hullitë e ligjit”, me përdorim të madh të mjeteve të ndaluara dhe të rrezikshme shpërthyese si dhe me thyerjen e xhamave të dritareve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gjithsesi, ministri pohoi se “krahasuar me sulmet e të shtunës, protestës së sotme i mungoi përdorimi masiv dhe i koordinuar i bombave molotov” gjë që ai shpjegon me faktin se “kur drejtuesit e protestës angazhohen seriozisht janë të aftë ta kontrollojnë dhunën e militantëve”.

Shkarkoni aplikacionin e A2