Aksident tragjik në Kavajë, humbin jetën 3 persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të martës në dalje të qytetit të Kavajës, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona.

Sipas forcave të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të një manovre të drejtuesit të mjetit për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër.

Si pasojë e shpejtësisë dhe të lagështirës, 24-vjeçari Vilson Cara në timon ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tabelën e një karburanti, duke goditur edhe këmbësorët. Një prej tyre, një 46 vjeçare ka humbur rrjetën, kurse vajza e saj 21 vjeçe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, edhe një pasagjer në Benz-in e aksidentuar ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes. Drejtuesi i automjetit mbeti i plagosur dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.