Ambasadori zviceran: Zgjedhjet e 30 qershorit? Vendosin shqiptarët dhe autoritetet

Ambasadori zviceran në vendin tonë, Adrian Maitre u shpreh se nëse do te ketë ose jo zgjedhje në 30 qershor, ketë do ta vendosin shqiptarët dhe autoritetet shqiptare.

 Nga Shkodra, ai ka bërë thirrje për dialog mes palëve politike në vend, të cilët i ka këshilluar ta dëgjojnë njeri tjetrin dhe të bien dakord për gjera të përbashkëta.

“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme është të jesh i gatshëm për dialog. Një fakt i suksesit të Zvicrës është dialogu mes politikaneve. Duhet ta dëgjojmë njeri tjetrin, dhe të biem dakord për gjerat e përbashkëta”, deklaroi ambasadori.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN