Basha: Të gatshëm të përfshihemi në një proces politik me ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një konferencë për shtyp ku ndër të tjerat deklaroi se Partia Demokratike dhe opozita është “gati të përfshihet në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë  për të zgjidhur krizën dhe për të kthyer sovranitetin institucioneve të marra peng nga qeveria ilegjitime”.

Por, si kusht opozita ka “largimin e Edi Ramës, ky është çelësi, si dhe një qeveri transitore me detyra të përcaktuara qartë”. Lideri demokrat ka arritur në këtë përfundim “pas kontakteve të drejtpërdrejta në këto 24 orë me partnerët, që duan të zgjidhin krizën”. Basha u tregua ndërkohë i qartë kur deklaroi se “me Ramën në qeveri, nuk ka asnjë proces politik”.

Lideri demokrat falënderoi edhe pjesëmarrësit në marshimin e djeshëm, si dhe i siguroi të ndaluarave nga forcat e rendit në protestat e fundit, që “sakrifica për demokraci është në kujtesën e opozitës” dhe i cilësoi ata si “të burgosur politik” dhe që dhunuesit e tyre “do të vihen para përgjegjësisë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN