Bie me 0,3% prodhimi industrial i Eurozonës

Prodhimi industrial në Eurozonë ra me 0.3% gjatë muajit mars. Muaji i parë pozitiv për këtë vit i Gjermanisë nuk ishte i mjaftueshëm për të kompensuar rënien e dukshme të prodhimit në Francë dhe Itali, duke rezultuar në një lexim të përgjithshëm negativ për eurozonën.

Ndërsa mallrat e konsumit pësuan një rënie prej 1%, një situatë më pozitive paraqitet për mallrat e tjera si makina apo frigoriferë, pasi prodhimi i tyre u rrit lehtë gjatë marsit.

Megjithatë, sipas të dhënave të Eurostat, tremujori i parë i vitit mbeti pozitiv falë rritjes prej 2% të regjistruar në muajin janar. Ndërkaq, ekonomia më e madhe e bllokut, Gjermania, shënoi një rritje prej 0.4% në muajin mars.

Shkarkoni aplikacionin e A2