Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Eurovision, Jonida Maliqi vlerësohet për paraqitjen mbi tapetin portokalli

Nga A2 CNN
14 Maj 2019, 16:27 | Showbiz
Eurovision, Jonida Maliqi vlerësohet për paraqitjen mbi tapetin

Këngëtarët, pjesëmarrës në “Eurovision 2019” janë pritur mbrëmjen e të hënës në një ceremoni festive, duke parakaluar fillimisht mbi tapetin portokalli e duke performuar më pas këngën përfaqësuese të secilit shtet.

Jonida Maliqi, që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës” ka spikatur mes artistëve, për veshjen e përzgjedhur, në ngjyrë blu dhe me ngjyrat e ylberit, me një kuptim të veçantë.

“Nëse jeta është blu mund të zgjedhësh një tjetër ngjyrë nga ylberi. Ne po e shijojmë “Eurovision” dhe jetën, sepse jeta është si ylber”, tha Jonida Maliqi.

Mediat vendase kanë shprehur interes për paraqitjen e këngëtares, jo vetëm gjatë ditëve të provave zyrtare, por edhe për performancën në natën gjysmë finale. Maliqi ka treguar se veshja, simbolikat por edhe ngjyrat janë përzgjedhur me kujdes.

“Kam marrë me vete 30 fustane e 21 palë këpucë. Dje mbërritën këtu, parukieri, make up artist dhe stilisti im që solli të tjera gjëra. Eurovisioni është i mrekullueshëm dhe kemi patur në çdo moment evente intensive”, tha këngëtarja.

Artistët pjesëmarrës i kanë kushtuar rëndësi performancës skenike, me performancë baleti apo edhe gjetje të veçanta, si këngëtarja australiane Kate Miller Heidke, e cila këndon mbi një shkop.

Mijëra fansa janë mbledhur ndërkohe në atë që konsiderohet tashmë fshati i Eurovisionit, duke shijuar jo vetëm provat por edhe atmosferën në Tel Aviv.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet sonte në mbrëmje, ndërsa Jonida Maliqi do të këndojë më 16 maj, në gjuhën shqipe, siç vetë këngëtarja e ka theksuar pasi edhe muzika përmban shumë element tradicionalë shqiptarë. Finalja e Eurovision, e transmetuar live në 50 shtete, tërhoqi vitin e shkuar 189 milionë ndjekës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli