Fëmijët e minierave, në Amerikën e para 100 viteve

Disa fotografi të publikuara së fundmi nga biblioteka e Kongresit Amerikan tregojnë kushtet e mjerueshme në të cilat fëmijë të vegjël deri në 4 vjeç, punonin për të fituar më pak se një dollar në ditë.

Fotot pasqyrojnë më së miri gjendjen dramatike në të cilën gjendeshin fëmijët në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara në fillimet e shekullit XX. Në to duken vogëlushët që tymosin cigare, ndërsa punojnë në miniera të rrezikshme, ndërsa një katërvjeçare ndihmon mamanë në punën e përditshme.

Ky ka qenë realiteti i shumë fëmijëve në fillim të viteve 1900. Ata ishin të detyruar të punonin në fabrika, apo ferma, duke mos pasur asnjë mundësi për të shkuar në shkollë, ose qoftë edhe për të luajtur.

Historia e ligjeve për punën e të miturve

Britania e Madhe ishte shteti i parë që miratoi ligje për të rregulluar punën e të miturve në vitin 1802. Shtete të tjera europiane e pasuan këtë nismë në vitet e ardhshme.

Në vitin 1899, 28 prej shteteve në Amerikë miratuan ligje për të rregulluar punën e të miturve.

Kongresi amerikan miratoi dy ligje kombëtare për punën e të miturve, në vitet 1918 dhe 1922, por Gjykata Supreme i cilësoi të dy si jo Kushtetues.

Në vitin 1924, Kongresi propozoi një amendament Kushtetues për të ndaluar punën e fëmijëve, por shtetet nuk e ratifikuan.

Në vitin 1938, Kongresi miratoi Aktin e Standardeve të Punës së Drejtë. Në të sanksionohej që mosha minimale për të punuar gjatë shkollës ishte 16, për disa punë të lehta deri në 14, ndërsa për punë të rrezikshme, 18 vjeç.