Finalja e Eurovision, në pikëpyetje performanca e Madonna-s

Gjithçka është vënën në dyshim, siç tha organizatori ekzekutiv i Eurovision, Jon Ola Sand, pasi nëse marrëveshja ligjore nuk firmoset brenda këtyre orëve, këngëtarja nuk do të performojë në skenë.

Madonna do të paguhet 1 milionë dollar për të performuar 2 këngë në natën finale, më 18 maj, një këngë të re dhe një ndër hitet e saj më të famshme “Like a Prayer”. Producenti Sand, i cili ka organizuar konkursin që prej vitit 2010, tha se negociatat me stafin e këngëtares ende vijojnë.

“Ne jemi në një situatë vërtet të çuditshme. Në qoftë se brenda këtyre orëve nuk firmoset marrëveshja, atëherë Madonna nuk do të performojë”, tha ai.

Në qoftë se, këngëtarja 60-vjeçare nuk do të performojë, organizatorët kanë menduar një plan rezervë. Disa fitues ndër vite, pritet të risjellin emocionet e këngëve fituese, mes të cilëve Conchita apo Eleni Fureira. Gjithsesi Madonna pritet të mbërrijë në Tel Aviv të mërkurën. Deri atëherë negociatat vijojnë.

Shkarkoni aplikacionin e A2