Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gardisti i "21 Janarit" kandidat në Mat, Rama: Nuk ka shkelur ligjin

Nga A2 CNN
14 Maj 2019, 14:01 | Politikë
Gardisti i "21 Janarit" kandidat në Mat, Rama: Nuk ka shkelur

Edi Rama u pyet në takimin me gazetarët ditën e sotme konkretisht edhe për Agron Malajn, kandidatin në Bashkinë e Matit për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili ka qenë gardist më 21 Janar.

Kryeministri u shpreh se është e provuar katërcipërisht se Malaj nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

“Unë nuk flas shumë shpesh për 21 Janarin. Kam folur për të pasi lindi nevoja për të bërë një krahasim të thjeshtë. E vërteta është se siç thoni dhe ju, Malaj ka qenë pjesë e Gardës së Republikës, ka qenë pjesë e atij grupi, por është e provuar katërcipërisht se nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit. Juve që merreni me informacionin dhe të drejtën dhe detyrën, që përpara se t’i vendosni njerëzit në një kornizë shabllone të investigoni. Është larguar si shumë të tjerë, por nuk është larguar si shumë të tjerë për të konfirmuar fajësinë morale, sepse penale e jep gjykata, por për t’i dhënë mundësi transparencës së të gjithë procesit dhe nga kjo rezulton krejt e kundërta.

Në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë për të pranuar një lidership lokal të PS nëse do të ishte fajtor edhe moralisht më 21 janar, por e kundërta është e vërtetë. Ai ka qenë një nga njerëzit që ka informuar imtësisht për 21 janarin. Jam shumë i qetë për të këtë.

Edhe këtu edhe në protestën e së shtunës, jo të gjithë njerëzit janë fajtorë. Kurrë nuk i kam futur njerëzit në një thes. Nuk jemi të gjithë njësoj”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani