Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Haradinaj sulmon Mogherinin: Dialogu në duar të sigurta

Nga A2 CNN
14 Maj 2019, 16:34 | Kosova
Haradinaj sulmon Mogherinin: Dialogu në duar të sigurta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vijon me sulme të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Duke theksuar se dialogu Kosovë-Serbi tashmë është në duar të sigurta, shefi i Qeverisë së Prishtinës interpreton dhe një deklaratë të Mogherinit gjatë samitit Brdo-Brijuni në Tiranë.

“Mogherini tha në Tiranë, hiqeni taksën se iu a ndaj Kosovën menjëherë. A i bie kështu? Tha - e thërras takimin menjëherë dhe e ndaj Kosovën”. Nuk hiqet taksa, Mogherini e ka kryer mandatin e saj”, tha Haradinaj.

Ndër të tjera ai u shpreh shumë i lumtur që dialogu Kosovë-Serbi është hequr nga dora e Mogherinit. Ndërsa për angazhimin e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim, Haradinaj tha se Amerika nuk mund të përjashtohet nga proceset në Kosovë dhe Ballkan.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli