Këlliçi: Protesta e 13 majit, risi, në 5 pika kyçe të së keqes

Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2 CNN nga ku foli për protestën e pestë kombëtare të opozitës.

Ai u shpreh se shkëndija e protestës së të hënës ishte goditja ndaj Sahit Dollapit. Këlliçi shprehet se protesta e 13 majit tregoi mbështetjen dhe qëndresën e qytetarëve. Këlliçi u shpreh se mesazhi kryesor i protestës së një dite më parë ishte rezistenca dhe vërtetësia e kauzës.

“Fakti që brenda 48 orëve, nga protesta e 11 majit, u mblodhën me mijëra njerëz, fakti që ne e dinim që parashikimi i motit tregonte që do të binte shi gjatë gjithë ditës, tregon se kauza ka një mbështetje popullore dhe qëndresa do të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Ju e keni parë dje që në një kohë rekord kanë ardhur me mijëra qytetarë në Tiranë. Shkëndija e kësaj proteste ishte goditja pa asnjë arsye dhe motiv e sekretar organizativ të PD, Sahit Dollapi. Ka pasur nëna me fëmijë, në një tubim që ka qenë risi, ne kemi shkuar në 5 pika kyçe të së keqes që kanë kapluar vendin”, tha Këlliçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN