“Kryengritje në Shqipëri”, gazeta gjermane Bild: Shteti në duar të gangsterëve

Gazeta gjermane “Bild” ka analizuar situatën dhe protestat e opozitës në Shqipëri. Media e njohur shkruan se “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duart e gangsterëve”.

Gjithashtu raporton akuzat e opozitës ndaj qeverisë për korrupsion dhe blerje të votave ndërsa thekson se vendi po drejtohet me një kushtetutë jofunksionale.

Ndër të tjera raporton dhe shkarkimin e ministrit Xhafaj dhe Tahiri, për të cilët ka dyshime të forta për lidhje me krimin dhe grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës.