Cakaj takon Roth, Bylykbashi dhe Tabaku me Wadeful

Takimet e shqiptarëve në Berlinin zyrtar kanë qenë të vazhdueshme këtë pranverë, por sa vjen dhe bëhen dhe me intensive.

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj u shpreh entuziast pas një takimi me Michael Roth, Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale.

Sipas Ministrisë së Jashtme në takim është shprehur i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit e opozitës, si dhe mbështetja për perspektive europian të vendit.

Por në Berlin takime kanë zhvilluar edhe demokratët, Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku. Një takim patën me Johan David Wadeful, i cili bashkë me kolegun e tij Kristian Shmit të CSU, kanë shprehur gatishmërinë për ndihmë në krizën politike shqiptare.

Dy ish-deputët e PD janë takuar edhe me Gunther Krishbaum dhe përfaqësues të tjerë të CDU-së së kancelares Merkel. Në takime është theksuar se situata në vend po monitorohet, sikundër do të verifikohet në mënyrë rigoroze zbatimi i kriterëve të anëtarësimit para se Gjermania të vendosë.