Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ministria e Brendshme, Lamallari: Protesta synon destabilizim, ajo klasë ka arsye të fortë

Nga A2 CNN
14 Maj 2019, 09:35 | Aktualitet
Ministria e Brendshme, Lamallari: Protesta synon destabilizim, ajo klasë ka

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar ne A2 CNN deklaroi se përdorimi i gazit lotsjellës është i normuar që në vitin 2012. Sipas Lamallarit, përdorimi i tij është mëse i ligjshëm nga ana e forcave të rendit.

Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm ka komentuar edhe protestën e opozitës duke e konsideruar si të qëllimshme për të bllokuar procesit e integrimit të vendit.

“Hedhja e molotovëve dhe gurëve shfaqin një nivel të lartë dhune, por këtë se bëjmë ne. Ne mundohemi të mbrojmë qytetarët, jeta e tyre të mos vihet në rrezik. Jo më kot ligji parashikon të drejtën e tubimit jo më kot në vende publike, sheshe, por jo në zona të populluara apo në akse rrugore. Por në fakt, e gjithë kjo ka ndodhur dhe kjo është e qëllimshme. E gjitha protesta në vetvete synon të sjellë destabilizim.

https://a2news.com/2019/05/14/protesta-e-13-majit-7-persona-te-arrestuar/

Momenti kur ndodh, dy java para raportit të komisionit Europian dhe rreth një muaj nga vendimmarrja e madhe, e shumëpritur për shqiptarët. Ajo klasë nuk e do një gjë të tillë. Kërkojnë që ta sjellin vendin në një situatë destabilizimi, pasi në rast të kundër do të kishim protesta që në vitin 2017. Në fakt, të gjithë e dimë që protesta vazhduan dy vite më vonë. Arsye e fortë që bëri këtë klasë të protestojë, të cilët nuk janë fytyra të reja, pasi në fillim u besua se reforma në drejtësi do të jetë ndonjë humor i çastit, më pas filloi të bëhej realitet. Në momentin që ne kemi një kalendar të ngritjes së SPAK dhe të BKH, shohim se fillojnë të ndjehen të rrezikuar. Nëse ka persona me të ardhura të deklaruara, e pakt, 1.2 milionë euro ose persona të tjerë që u janë gjetur në shtëpi ose u janë vjedhur në shtëpi shuma të larta parash dhe nuk kanë denoncuar në polici, sigurisht i kuptojmë arsyet pse janë të shqetësuar”, u shpreh Lamallari.

A2 CNN Livestream

Dita jonë