Mister në Gjermani, 5 persona vriten me shigjeta

Vrasjet me shigjeta venë në alarm autoritetet gjermane. Policia, që po hetonte vdekjen e mistershme te tre personave të qëlluar me shigjeta me hark në një hotel pranë qytetit Passau, gjeti edhe trupat e dy grave në një banesë, rreth 650 kilometra larg.

Banesa në Vitingen ishte në pronësi të një prej grave të vrara ne hotelin e Passau.  

“Mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00, 3 persona u regjistruan në një hotel të Passaut. Të shtunën, pastruesja i gjeti të vdekur. 2 prej viktimave, një burrë 53 vjeç dhe një grua 33-vjeçare gjendeshin në shtrat dorë për dore, të goditur disa herë me shigjeta. Viktima e tretë ishte një 30-vjeçare që ishte e shtrirë përballë krevatit dopio”.

Walter Feiler, Prokuror publik i Passau

Mediat gjermane shkruajnë se 30-vjeçarja ishte motra e një prej grave të vrara në apartamentin e Vitingen. Gjuetia shigjeta me hark është e ndaluar në Gjermani. Policia ka konfiskuar një kamion të bardhë, I parkuar jashtë hotelit, në të cilin u gjetën logo të lidhura me një klub gjuetie. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN