Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nga Tropoja në Konispol, Rama vlerëson kandidatët për zgjedhjet e 30 qershorit

Nga A2 CNN
14 Maj 2019, 13:16 | Politikë
Nga Tropoja në Konispol, Rama vlerëson kandidatët për

Nga salla e Hartave në Kryeministri, Edi Rama bëri një vlerësim të të gjithë kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Edi Rama foli thuajse për secilën bashki, duke veçuar atë të Kukësit e Durrësit. Rama u shpreh për bashkinë e Kukësit, atje ku kandidat është Safet Gjici, i cili sipas tij mund të bëjë ndryshimin në këtë bashki.

Sa i përket Durrësit, ku nuk do të jetë kandidat Vangjush Dako, por Valbona Sako, Rama vlerësime të larta për të.

“Më vjen shumë mirë që përsëri kemi vendosur përpara gjykimit të qytetarëve skuadra të këshillave me 50 për qind gra dhe vajza. Dua të them shumë shkurtimisht se jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran. Një individ që meriton të gjithë respektin tonë dhe timin, pasi e kam njohur në kryerjen e disa detyrave të rëndësishme që i përket atij komuniteti, me një traditë familjare shumë të respektueshme.

Besoj se i kemi dhënë Kukësit një personazh të mirënjohur për komunitetin dhe që mund të bëjë ndryshimin e duhur.

Kam shumë besim se kandidaturat në zonat ende më të prapambetura të vendit, pak më të thella, që nga Tropoja dhe deri në Konispol, janë kandidatura që meritojnë të konsiderohem me vëmendje dhe të votohen nga shumica e komuniteteve përkatëse.

https://a2news.com/2019/05/14/nuk-kandidoi-dakon-rama-ne-durres-i-besuam-fuqise-se-gruas/

Në Durrës kemi vendosur të besojmë te fuqia e gruas. Një zonjë që për rreth 6 vjet ka drejtuar Tatimet e Republikës në zonën e Durrësit dhe për të cilën asnjëherë nuk ka pasur asnjë ankesë e jo më arsye të qenësishme për të vënë në dyshim integritetin. Këtë e vënë në dukje edhe rezultatet e spikatura të asaj drejtorie tatimore. Besoj se do të njihet dhe vlerësohet edhe deri në zonat më periferike të asaj bashkie.

Për të vazhduar me dëshirën që kemi bërë për bashkitë ku kemi qeverisur dhe ku rezultatet janë të prekshme. Edhe në ato bashki ku nuk kemi qeverisur, mendoj se kemi bërë zgjedhje të bukura edhe për bashkinë e Devollit, një bashki tradicionalisht djathtas, por që ka një potencial të madh ende të pashfrytëzuar.

https://a2news.com/2019/05/14/rama-qeveria-nuk-rrezohet-me-marshime-bombat-molotov-nuk-jane-alternative/

Pa harruar edhe bashki që deri më sot nuk kanë qenë nën drejtimin e njerëzve të mandatuar nga PS. Selenica është një bashki e vogël, por me një territor të madh, e cila është si të thuash, “jastëku i gjelbër” i Vlorës. Apo bashki si Cërriku ose Përrenjasi, të cilat janë drejtuar deri më sot nga kryebashkiak që i kemi mbështetur edhe ne, por që i përkasin një kulture qeverisëse ndryshe nga e jona. Mjafton që të shkosh nga Cërriku në Belsh për të parë diferencën e madhe”, u shpreh Kryeministri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani