Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama: Qeveria nuk rrëzohet me marshime, bombat molotov nuk janë alternativë

Nga A2 CNN
14 Maj 2019, 13:19 | Politikë
Rama: Qeveria nuk rrëzohet me marshime, bombat molotov nuk janë

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se nuk do të pranojë kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

“Manifestimi i djeshëm ishte i dhunshëm, mua nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula me zjarr mbi institucionet, sepse goditjet e djeshme përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vet përjashtuar nga zgjedhjet që shkaktoi jo pak shqetësim dhe krijoi jo pak ankth për banorët, në gjithë trajektoren e marshimit absurd që u zhvillua gjatë ditës së djeshme”, tha Rama në një konferencë për mediat.

https://a2news.com/2019/05/14/nga-tropoja-ne-konispol-rama-vlereson-kandidatet-per-zgjedhjet-e-30-qershorit/

“Këtu vlen të përsëritet se as me qëndrime, e as me marshime, as nuk zëvendësohet e as nuk rrëzohet Qeveria, e aq më pak bombat molotov, kapsollat apo fishekzjarrët janë program apo alternativë qeverisës, por sigurisht përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të gjithë atyre që jetojnë në këtë vend.

Rama shtoi se gjatë një bisede me operatorë turistikë ka mësuar se ka një rënie të rezervimeve të hoteleve në vendin tonë për shkak të protestave. “E vetmja gjë që nuk preket dhe nuk ka shans të preket nga e gjithë kjo është Qeveria dhe shumica, gjithçka tjetër preket për keq. U bëj thirrje atyre që ju shkojnë nga pas udhëheqësve të verbuar nga dëshpërimi i humbësve kronikë dhe nga paaftësia për të parë të ardhmen, se nuk janë ata që dëmtohen në ekonominë e tyre familjare, nuk janë pushimet e tyre verore që dëmtohen, nuk janë xhepat e tyre që shpohen, dhe as fëmijët e tyre që vuajnë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli