Revolucion tek Reali, asnjë lojtar i sigurt, Hazard dhe Jovic shumë pranë

Dështimi e Realit të Madridit në këtë sezon mund ta shpëtoj vetëm një gjë. Revolucioni. Përveç Zinedine Zidane që është i vetmi i paprekshëm në radhët e madrilenëve, askush nga pjesa tjetër nuk e ka vendin të sigurt.

 Të rejat më të fundit kanë të bëjnë me portierin Keilor Navas, protagonist në fitimin e tre Champions League, i cili tashmë duhet të gjejë një skuadër të re sipas njoftimit të klubit. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Gareth Bejl.

Zidane po përpiqet t’i shpjegojë në të gjitha mënyrat që nuk është më në planet e tij por uellsiani nuk do të kuptojë. Për këtë klubi mund të marrë vendimin për ta dërguar atë në skuadrën e dytë të Realit. Ndërkohë ‘Los Blankos’ ka nisur intensivisht punën për investimet në merkato.

Real është shumë pranë nënshkrimit me yllin e Frankfurt, Luka Jovic i cili shkëlqen prej disa vitesh në kampionatin gjerman. Jovic mund të bëhet një “galaktik” i ri për shumën e 60milion eurove.

Megjithatë vëmendja kryesore në Spanjë mbetet tek Eden Hazard. “E kam bërë zgjedhjen time”, kanë qenë fjalët e tij më të fundit që e lidhin drejtpërsëdrejti me Madridin.

Transferi është çështje kohë, ndërkohë që arkat e Chelsea-it do të mbushen me mbi 100 milion nga shitja e sulmuesit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN